Ndërlidhjet

Serbët e veriut kërkojnë zëvendësimin e Nikolliqit


Mitrovice, foto nga arkivi
Mitrovice, foto nga arkivi
Serbët në veriun e Kosovës do të kërkojnë që të shqyrtohet çështja e përgjegjësisë dhe zëvendësimi i Tomisllav Nikolliqit dhe Aleksandër Vuçiqit për shkak të shkeljes së Kushtetutës, ka thënë një nga politikanët serbë të veriut, Marko Jakshiq.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë ka pranuar se e shkel Kushtetutën pasi që angazhohet që serbët në Kosovë të kenë policinë dhe drejtësinë e tyre në kuadër të instituconeve të Kosovës si dhe deputetë në Kuvendin e Kosovës, transmetojnë mediat serbe.

“Ky paraqet precedent në histori, kur vetë presidenti e pranon se po shkel kushetutën andaj kërkojmë që të shqyrtohet përgjegjësia e tij, apo që të zëvendësohet, ose që ai të nisë iniciativë për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që t’i shpëtojë akuzave për tradhti”, u shpreh Jakshiq.

Prishtina dhe Beogradi po zhvillojnë takimet e tyre ne Bruksel në nivel kryeministrash.

Aktualisht po diskutohet mundësia e formimit të Asociacionit të komunave serbe, që siç thuhet do të ishte zgjidhje për zhbërjen e strukturave paralele në atë pjesë apo legalizimin e disa prej tyre.
XS
SM
MD
LG