Ndërlidhjet

Gjykata çeke shfajëson rock këngëtarin


Prague - Randy Blythe, solisti i rock grupit “Lamb of God”, gjatë paraqitjes së tij në gjykatë
Prague - Randy Blythe, solisti i rock grupit “Lamb of God”, gjatë paraqitjes së tij në gjykatë
Një gjykatë çeke ka liruar nga akuzat për vrasjen e një adoleshenti një këngëtar të një rock bandi amerikan.

Incidenti kishte ndodhur gjatë konceritt të grupit “Lamb of God” në maj të 2010-ës kur këngëtari Randy Blythe thuhet se i kishte shkaktuar dëmtime një tifozi me e pasoja vdekjeprurëse.

Por, këngëtari në seancën gjyqësore ka thënë se adoleshenti ishte ngritur sërish në këmbë në mesin e turmës pa sincidentit.

Ai kishte vdekur dy javë më vonë.

Gjykatësi Tomas Kubovec ka vendosur se adoleshenti ka keqkuptuar thirrjen e Blythe për duartrokitje me të mëdha” që do të ishte plotësisht e kuptueshme për anglishtfolësit”.

Prokuroria ka kërkuar dënim pesëvjeçar dhe ka apeluar verdiktin e sotëm.
XS
SM
MD
LG