Ndërlidhjet

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën mbrëma nënpresidenti Nicolas Maduro.

“Ne duhet të jemi të bashkuar tani e tutje”, ka thënë ai, duke i bërë thirrje popullit të Venezuelës që “të ruajë paqen dhe të respektojë figurën e presidentit të ndjerë”.

Chavez ka vuajtur nga sëmundja e kancerit. Ai ishte kthyer muajin e kaluar në Karakas, pas operacionit të katërt nga kanceri në Kubë dhe pas më shumë se dy muaj qëndrimi në një spital të Havanas.

Përveç në disa foto të lëshuara së fundmi nga qeveria, Chavez nuk është parë ose dëgjuar publikisht qysh para operacionit, më 11 dhjetor, 2012.

Chavez ka udhëhequr Venezuelën gjatë 14 vjetëve të fundit.
XS
SM
MD
LG