Ndërlidhjet

Reagimet e liderëve botërorë për vdekjen e Chavezit


Foto Arkiv
Foto Arkiv
Reagimet për vdekjen e presidetit të Venezuelës, Hugo Chavez janë duke ardhur nga i gjithë globi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka ofruar mbështetje të SHBA-ve për popullin e Venezuelës dhe interesin e Uashingtonit që “të zhvillojë një marrëdhënie konstruktive me Qeverinë e Venezuelës”.

Presidenti i Bolivisë, Ivo Morales, njëri nga aleatët më të ngushtë të Chavez-it, tha se “Chavez tani është më i gjallë se kurr më parë”.

Sekretari i i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka shprehur “ngushllimet më të thella” për popullin e Venezuelës, ndërsa ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin e ka quajtur Chavezin si “politikan të madh”.
XS
SM
MD
LG