Ndërlidhjet

Sanksionet ndaj Iranit nuk po kryejnë punë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Komandati i trupave amerikane në Lindje të Mesme, tha se sanksionet aktuale dhe përpjekjet diplomatike për t’a ndalur Iranin të përfitoj nga programi bërthamor, nuk janë duke funksionuar.

Gjenerali James Mattis, kreu u Komandës Kryesore të SHBA-ve, ka thënë se Tehrani ka krijuar një histori mohimi dhe mashtrimi dhe se është duke e bërë psurimin e uraniumit përtej çdo qëllimi paqësor.

Matis këtë deklaratën e ka dhënë të martën në Uashington, përballë Komitetit të Senatit për Amët. Në Pentagon, Sekretari i Mbrojtjes Chuk Hagel tha se, përgjatë bisedimeve me homologun e tij izraelit Ehud Barak, ka thënë se Uashingtoni është i përkushtuar që të ndalojë Iranin në krijimin e bombës bërthamore.

Kreu i Agjencisë Bërthamore të OKB-së, ka thënë të hënën se ai nuk mund të garantojë që aktivitetet bërthamore të Iranit kanë qëllim paqësor, përdersia Tehrani të mos jetë më bashkëpunues dhe inspektorët të lejohen të kenë qasje për të vëzhguar në ato vende ku ata mendojnë se punohet në ndërtimin e bombës bërthamore.
XS
SM
MD
LG