Ndërlidhjet

SHBA kërcënimet e Koresë së Veriut i quan të kota


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Korenë e Veriut se me kërcënimet për revokim të armëpushimit që i dha fund Luftës së dy Koreve “nuk do të arrijë asgjë”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha të martën se "kërcënimet ose provokimet ... vetëm do të izolojnë më tej" shtetin komunist.

Koreja e Veriut kërcënoi se do të heqë armëpushimin, i cili daton nga viti 1953, si kundërpërgjigjje për deklaratat e SHBA-ve për të vendosur sanksione ndaj testit bërthamor dhe tensioneve që janë krijuar nga ushtrimet e përbashkëta ushtarake në mes të Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.

Kërcënimi erdhi disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Kina bën një thirrje të përbashkët për sanksione të shtrënguara ndaj Pyongyang lidhur me testin e tretë bërthamor të bërë më 12 shkurt. Këshilli i Sigurimit të martën vonë, do të mbajë konsultime me dyer të mbyllura lidhur me Korenë e Veriut.
XS
SM
MD
LG