Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Izraeli keqtrajton fëmijët palestinezë


Moldova - UNICEF logo, United Nations (UN) Day, Nisporeni, 24Oct2012

Moldova - UNICEF logo, United Nations (UN) Day, Nisporeni, 24Oct2012

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët(UNICEF) thotë se fëmijët palestinezë të burgosur nga ushtria izraelite janë subjekt i keqtrajtimit “sistematik, të përhapur dhe institucional”.

Në një raport tëpublikuar të mërkurën, UNICEF tha se një mesatare prej 700 palestinezëve të moshës 12-17 vjeç, kryesisht djem, janë arrestuar nga forcat e sigurisë izraelite çdo vit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Shumica e fëmijëve janë arrestuar për hedhjen me gurë ndaj forcat izraelite.

UNICEF thotë se ka identifikuar shembuj të praktikave që të “trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues”, që janë të dënueshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Në raport thuhet se keqtrajtimi i fëmijëve palestinezë fillon me arrestimin e tyre dhe vazhdon gjatë gjithë rrugës përmes ndjekjes dhe dënimit.
XS
SM
MD
LG