Ndërlidhjet

Paraburgim për ish-kandidatin presidencial armen


Jerevan, foto illustruese

Jerevan, foto illustruese

Një gjykatë në Jerevan ka vendosur masë paraburgimi prej dy muajsh për ish-kandidatin presidencial Vardan Serdakian.

Masa e së martës erdhi pasi që Shërbimi Kombëtar i Sigurisë i Armenisë njoftoi se Serdakian u arrestua për përfshirje të dyshuar në një atentat kundër një kandidati tjetër për ish-president, Paruyr Hairikian.

Avokati i Serdakianit, Aleksandër Sirunian, tha se akuzat kundër klientit të tij janë të pabaza.

Hairikian, kreu i Partisë Unionit Kombëtar për Vetëvendosje shpëtoi nga të shtënat nga një sulmues në Jerevan më 31 janar.

Policia arrestoi më vonë dy persona për përfshirjen e tyre të dyshuar në sulm.

Disa ditë para zgjedhjeve presidenciale, Serdakian iu tha gazetarëve se dy të dyshuarit kishin punuar në shtëpinë tij, ku kishin lyer shtëpin, dhe shprehu frikë e se do të akuzohej për përfshirje në krim.
XS
SM
MD
LG