Ndërlidhjet

Venezuelë: Shtatë ditë zie për Chavezin


Hugo Chavez

Hugo Chavez

Venezuela po mban zi për vdekjen e presidentit Hugo Chavez, derisa liderët botërorë po reagojnë ndaj lajmit për vdekjen e tij.

Chavezi 58 vjeçar vdiq të martën pas një beteje dyvjeçare me kancerin.

Ai ka udhëhequr vendin për 14 vjet dhe ishte një nga liderët më të zëshëm majtistë të Amerikës Latine.

Aleatët rajonalë të Chavezit e kanë përshkruar vdekjen e tij si “humbje të madhe” dhe Kuba ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

Presidenti amerikan Barack Obama shprehu mbështetjen amerikane për popullin e Venezuelës dhe interesimin e Uashingtonit për të "zhvilluar raporte konstruktive me qeverinë e Venezuelës."

Presidenti rus, Vladimir Putin e lavdëroi Chavezin si një "njeri të jashtëzakonshëm dhe të fuqishëm", që ka kontribuar shumë në raportet mes dy vendeve.

Venezuela ka shpallur shtatë ditë zie .
XS
SM
MD
LG