Ndërlidhjet

SHBA ashpërson gjuhën ndaj Iranit


Joseph Macmanus, ambasadori amerikan në ANEB
Joseph Macmanus, ambasadori amerikan në ANEB
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Irani përballet me izolim të mëtejshëm dhe presion, nëse dështon që të adresojë shqetësimet ndërkombëtare rreth programit të tij bërthamor.

Joseph Macmanus, ambasadori amerikan në Agjencinë për Energji Bërthamore, i tha bordit të ANEB-it se “jemi thellësisht të shqetësuar me atë që duket të jetë angazhim i palëkundur i Iranit për mashtrim, mosbindje dhe vonesa”.

Në Uashington të martën, komandanti i lartë amerikan në Lindjen e Mesme, gjenerali James Mattis, i tha një paneli të senatit se sanksionet aktuale dhe përpjekjet diplomatike për të ndaluar Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore nuk janë duke dhënë rezultate.

Komentet pasqyrojnë zhgënjimin amerikan mbi programin e zgjeruar të Iranit mbi pasurimin e uraniumit dhe përpjekjet zvarritura të ANEB-it për të hetuar programet e dyshimta të Teheranit.
XS
SM
MD
LG