Ndërlidhjet

Vatikan: Të enjten arrijnë kardinalët e fundit


Kardinalë të Vatikanit...
Kardinalë të Vatikanit...
Kardinalët e fundit që pritet të arrijnë në Romë për të marrë pjesë në Kuvendin e Fshehtë, për të zgjedhur papën e ri, duhet të arrijnë në Vatikan të enjten, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit Federiko Lombardi.

Në Kongregatën e Përgjithshme, mbajtur sot, një forum paraprak i diskutimeve që duhet mbajtur para Kuvendit të Fshehtë, 113 nga 115 kardinalët metë drejtë vote për papën, ishin të pranishëm, tre më shumë nga e marta, njofton DPA.

Kardinalët që pritet të arrijnë të fundit janë nga Polonia dhe Vietnami.

Më 28 shkurt, pasi dha dorëheqje, Papa Benedikti XVI e la Vatikanin.

Benedikti tha se, u pensionua për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Zëvendësi i tij, Kardinali Tarcisio Bertone, do të jetë në krye të 1.2 miliardë katolikëve të botës deri zgjedhjen e një pape të ri.
XS
SM
MD
LG