Ndërlidhjet

logo-print

Zgjerohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve gjermanë


Ilustrim

Ilustrim

Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani është zgjeruar, me gjithë rritjen e mirë ekonomike dhe punësimin, ka bërë me dije një raport i lëshuar nga kabineti i kancelares Angela Merkel.

Ndërsa 10 për qind e gjermanëve të pasur kanë më shumë se 53 për qind të pasurisë neto të vendit, gjysma tjetër e të gjitha familjeve të varfëra posedojnë rreth 1 për qind, thuhet në raportin e periudhës 2007-2011.

Numri i gjermanëve “në prag të varfërisë” - me të ardhura nën 60
për qind të të ardhurave mesatare familjare - qëndroi e pandryshuar në 14-16 për qind, thuhet në raportin e titulluar, "Kushtet e Jetesës në Gjermani".
XS
SM
MD
LG