Ndërlidhjet

Vulin: Nuk kërkojmë "Republikë Serbe" në Kosovë


Aleksandër Vulin

Aleksandër Vulin

Serbia nuk kërkon një Republikë Serbe në Kosovë, por formimin e bashkësive që do të kishin kontroll mbi gjykatat, policinë dhe arsimin”, ka thënë shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.

“Kjo nuk është Republikë Serbe, ne nuk po kërkojmë punët e jashtme, ushtrinë dhe të gjitha ato që i ka Republika Serbe sipas Marrëveshjes së Dejtonit. Ne kërkojmë që serbët në Kosovë të jetojnë ashtu si dëshirojnë ata”, transmetojnë deklaratën e tij mediat serbe.

Duke komentuar deklaratën e amabsadorit amerikan në Beogard Michael Kirby se SHBA nuk dëshiron “një Republikë Serbe të re në Kosovë”, sepse ai model nuk është terguar i mirë për zhvillimin e Bosnjes, Vulin ka thënë se Republikën e Serbe e kaë krijuar bashkësia ndërkombëtar, dhe “nëse nuk është e kënaqur, problemin ta zgjidhë vete, e jo me Serbinë”.

Prishtina dhe Beogradi po zhvillojnë takimet e tyre ne Bruksel në nivel kryeministrash.

Aktualisht po diskutohet mundësia e formimit të Asociacionit të komunave serbe, që siç thuhet do të ishte zgjidhje për zhbërjen e strukturave paralele në atë pjesë apo legalizimin e disa prej tyre.
XS
SM
MD
LG