Ndërlidhjet

logo-print

LDK: Shkarkimet e inkasantëve- mashtrim i Qeverisë Thaçi


Protesta kundër KEK-ut, Prishtine...

Protesta kundër KEK-ut, Prishtine...

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se shkarkimet e inkasantëve dhe stafit teknik në KEK janë bërë me direktiva të Qeverisë Thaçi për të mashtruar opinionin. Këta punëtorë nuk kanë aspak faj për këtë situatë, ka bërë me dije kjo parti përmes një komunikate për media.

LDK vlerëson se përgjegjësia është tek aksionarët e kësaj ndërmarrje, që është Qeveria e Kosovës.

"Kjo Qeveri po zhvat qytetarë përmes dhjetëfishimit të tantiemës për thëngjill duke i taksuar dy herë qytetarët. LDK kërkon përgjegjësi nga qeveria për këtë neglizhencë ndaj problemeve të qytetarëve", thuhet ne deklaratë.

Në deklaratë thuhet se "LDK është e shqetësuar me informatat e fundit që po qarkullojnë se Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) ka konstatuar se privatizimi i distribucionit të KEK-ut është bërë në kundërshtim me procedurat ligjore".
XS
SM
MD
LG