Ndërlidhjet

Thirrje për grevë pa afat në Karaçi


Mbështetës të MQM-së, Pakistan...
Mbështetës të MQM-së, Pakistan...
Një parti e fuqishme politike në Pakistan ka bërë thirrje për grevë pa afat në Karaçi, qytetin më të madh të vendit.

Lëvizja Muttahida Qaumi (MQM) njoftoi për grevën të mërkurën në një përpjekje për të bërë presion mbi qeverinë që të arrestojë ata që janë përgjegjës për një sulm me bombë në një lagje shiite, këtë të diel, nga i cili u vranë 48 njerëz.

MQM është partia më e fuqishme politike në Karaçi.

Kjo parti edhe më parë ka bërë thirrje për greva të ngjashme në qytetin port – që është një qendër kryesore tregtare.

Një grevë e tillë në Karaçi do të ndikonte negativisht në të gjithë Pakistanin.
XS
SM
MD
LG