Ndërlidhjet

Anulohet dekreti i Morsit për zgjedhjet


Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi

Gjykata Administrative e Egjiptit ka urdhëruar anulimin e një dekreti të presidentit Mohammad Morsi, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në muajin e ardhshëm.

Me lëvizjen, që ka mundësi të thellojë krizën politike në vend, gjykata ia referoi ligjin zgjedhor Gjykatës së Lartë Kushtetuese për shqyrtim.

Gjykata tha se ndërmori këtë veprim, pasi që dhoma e lartë e parlamentit nuk e ka kthyer ligjin e ndryshuar zgjedhor në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Muajin e kaluar Morsi bëri thirrje, që faza e katërt e zgjedhjeve parlamentare të mbahet më 22 prill.

Aleanca kryesore opozitare e Egjiptit, Fronti Kombëtar për Shpëtim, kërcënoi se do të bojkotojë zgjedhjet, duke shprehur dyshime mbi transparencën e tyre.

Fronti kërkoi gjithashtu një ligj të ri zgjedhor, duke thënë se ai aktuali favorizon islamistët e Morsit- një pohim ky i hedhur poshtë nga presidenti.
XS
SM
MD
LG