Ndërlidhjet

logo-print

Amano rizgjidhet në krye të ANEB-it


Yukiya Amano

Yukiya Amano

Bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore i ka dhënë drejtorit të përgjithshëm, japonezit Yukiya Amano, edhe një mandat të ri katërvjeçar, pa pasur nevojë për një votim të ri.

Në vitin 2009, bordi 35 anëtarësh i ANEB-it kishte zhvilluar gjashtë raunde të votimit për të zgjedhur Amanon në mandatin e tij të parë, me vendet në zhvillim të shqetësuara se ai do të jetë shumë pro-perëndimor.

Mandatin e dytë, 65-vjeçari do ta fillojë në dhjetor pasi që me një votim formal, të gjitha shtetet e ANEB-it ta votojnë atë në shtator.

Sfida më e madhe e Amanos në mandatin e tij të dytë do të jetë përsëri Irani, për shkak të shqetësimeve ndërkombëtare se Teherani dëshiron të zhvillojë armë bërthamore nën maskën e një programi civil atomik.
XS
SM
MD
LG