Ndërlidhjet

Dorëheqja e qeverisë bullgare "asgjë dramatike"


Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev

Presidenti bullgar, Rosen Plevneliev

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev është munduar që të zbusë shqetësimet në lidhje me rrëzimin e qeverisë së vendit të tij, duke thënë se asgjë “dramatike” nuk ka ndodhur atje.

“Është hera e tretë që një qeveri e përkohshme do ndërtohet në Bullgari... Kjo rregullohet qartë në kushtetutën bullgare”, ka thënë
Plevneliev.

“Në përgjithësi, asgjë dramatike nuk ka ndodhur në Bullgari", ka thënë ai në Bruksel.

Qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Boyko Borisov
ka dhënë dorëheqje dy javë më parë pas protestave masive kundër faturave të larta të energjisë elektrike dhe masave të ashpra të kursimit.

Zgjedhjet e parakohshme janë paraparë të mbahen më 12 maj, pasi që partitë politike dështuan të arrijnë pajtim për një qeveri të re.
XS
SM
MD
LG