Ndërlidhjet

Morsi respekton vendimin për zgjedhjet


Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi.
Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi.
Zyra e presidentit të Egjiptit, Mohamed Morsi, ka thënë se do të respektojë vendimin e gjykatës për të pezulluar zgjedhjet parlamentare, të planifikuara për të nisur muajin e ardhshëm.

Vendimi i gjykatës administrative ka pasuar ankesat që vinin në pyetje legalitetin e ligjit për organizimin e zgjedhjeve.

Gjykata i ka referuar tani ligjin eleketoral Gjykatës Kushtetuese.

Zyra e presidentit dhe Vëllazëria Myslimane – forcë politike e cila qëndron prapa Morsit – kanë lëshuar deklarata duke thënë se respektojnë vendimin e gjykatës.

Muajin e kaluar, presidenti Morsi ka lëshuar dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në katër faza, nisur nga 22 prilli.

Shumë forca liberale dhe laike kanë bërë thirrje për bojkotimin e tyre.
XS
SM
MD
LG