Ndërlidhjet

Vishegradi me forcë të përbashkët ushtarake


Ilustrim
Ilustrim
Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia janë pajtuar për formimin e një force të përbashkët ushtarake.

Marrëveshja është bërë publike gjatë një samiti në Varshavë. Ajo parasheh krijimin e një force prej 3,000 trupash, e cila do të ishte gati në vitin 2016 për operacione paqeruajtëse dhe menaxhimin e krizave.

Katër shtetet ish-komuniste, të njohura si Grupi i Vishegradit, janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në deklaratën e përbashkët të tyre është thënë se rritja e bashkëpunimit shumëkombësh në fushën e mbrojtjes është e nevojshme edhe për shkak të shpenzimeve më të vogla.

Në samitin e së mërkurës kanë marrë pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande.
XS
SM
MD
LG