Ndërlidhjet

Vulin takon përfaqësuesit serbë në veri


Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, do të takojë sot përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sipas mediave serbe, ai do të vizitojë edhe “udhëheqjen e re komunuale në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës” dhe më pastaj do t’iu drejtohet gazetarëve.

Të mërkurën, në ditën e parë të qëndrimit në Kosovë, Vulin ka thënë se Serbia nuk do një Republika Sërpska në Kosovë, por formimin e një asociacioni, i cili do të kishte kontroll mbi gjykatat, policinë dhe arsimin.

Prishtina zyrtare kundërshton formimin e një asociacioni të tillë me kompetenca legjislative dhe ekzekutive.

Rreth kësaj çështjeje dhe të tjerave po diskutojnë aktualisht në Bruksel kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG