Ndërlidhjet

Irani arreston dy gazetarë pro-reformatorë


Iran

Iran

Dy gazetarë, mbështetës të reformave, janë arrestuar në Iran.

Agjencia ISNA bën të ditur se drejtori menaxhues në gazetën “Maghreb”, Mohammad Mehdi Emami Nasseri, dhe redaktori politik, Alireza Aghaeirad, janë kapur nga agjentët e Zyrës së Prokurorit në Teheran.

Burimi i njëjtë thotë se arrestimet pasojnë një artikull, për të cilin hetuesit thonë se është kritik ndaj presidentit Mahmud Ahmadinejad.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar mbi 10 gazetarë në muajin janar, për shkak të “lidhjeve” me mediat e huaja, të cilat regjimi iranian i konsideron “antirevolucionare”.

Lëvizjet kundër mediave vijnë në kohën kur Irani po përgatitet për zgjedhjet presidenciale të muajit qershor.
XS
SM
MD
LG