Ndërlidhjet

Filipinet kërkojnë lirimin e pengjeve në Golan


Lartësitë Golan
Lartësitë Golan
Filipinet kanë dënuar fuqishëm pengmarrjen e 21 paqeruajtësve filipinas të OKB-së nga ana e rebelëve sirianë në Lartësitë Golan dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ushtarët, pjesë e kontingjentit prej 300 paqeruajtësve filipinas, janë kapur të mërkurën nga grupi i vetëquajtur “Dëshmorët e Yarmoukut”.

Rebelët kanë postuar një video në YouTube duke thënë se pengjet nuk do të lirohen derisa forcat e Qeverisë siriane të tërhiqen nga fshati Golan.

Ministria e Jashtme e Filipineve ka thënë se negociatat për lirimin e ushtarëve janë në zhvillim e sipër.

Kombet e Bashkuara kanë vendosur vëzhgues në Golan qysh nga arëmpushimi i vitit 1974 midis Izraelit dhe Sirisë.

Javën e kaluar, Kroacia ka bërë të ditur se do të tërheqë trupat paqeruajtëse nga zona, sepse ka shqetësime për sigurinë e ushtarëve.
XS
SM
MD
LG