Ndërlidhjet

Trupi i pajetë i presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, po qëndron i shtrirë në akademinë ushtarake në Karakas.

Familja e tij dhe këshilltarët e afërt, ashtu si edhe presidentët nga Aregjntina, Bolivia, Uruguaji dhe vende të tjera, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të hapur.

Disa media kanë thënë se edhe Shtetet e Bashkuara pritet të dërgojnë një delegacion, i cili do të marrë pjesë në varrimin e Chavezit, të premten.

Presidenti i Venezuelës ka qenë kritik i hapur i SHBA-së dhe politikave të saj.

Ai ka vdekur të martën në moshën 58-vjeçare, pas një beteje dyvjeçare me kancerin.

Kreu i rojeve presidenciale ka thënë për AP-në se ka qenë pranë Chavezit në momentin kur ka ndërruar jetë.

Gjenerali Jose Ornella ka thënë se Chavez ka vdekur nga një “sulm i rëndë në zemër”.
XS
SM
MD
LG