Ndërlidhjet

logo-print

Senatori republikan ndalon obstruksionet kundër Brennanit


Senatori Rand Paul

Senatori Rand Paul

Senatori i Partisë Republikane në SHBA, Rand Paul, i cili kundërshton sulmet e telekomanduara kundër shtetasve amerikanë, ka përfunduar obstruksionet e tij pas gati 13 orësh.

Ai i ka nisur ato me qëllim që të vonojë votimin e të nominuarit të Shtëpisë së Bardhë për shef të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, John Brennan.

Paul, senator nga Kentaki, ka kërkuar nga administrata Obama që të lëshojë një deklaratë, e cila bën të qartë se avionët e telekomanduar nuk do të përdoren në Shtetet e Bashkuara për të vrarë terroristët e dyshuar, të cilët janë shtetas amerikanë.

Paul ka nisur obstruksionet e tij të mërkurën, për t’i përfunduar sot herët.

Ai dhe ligjvënës të tjerë thonë se sulmet e telekomanduara mund të shkelin mbi të drejtat kushtetuese amerikane.

Prokurori i përgjithshëm, Eric Holder, ka thënë këtë javë se nuk mund të përjashtojë përdorimin e sulmeve të telekomanduara kundër të dyshuarve amerikanë në territorin e SHBA-së.
XS
SM
MD
LG