Ndërlidhjet

Koreja e Veriut përgatitet për luftë?!


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Veriut ka nisur stërvitje të reja ushtarake, kanë bërë të ditur zyrtarë të Koresë së Jugut, raporton BBC.

“Phenjani është duke zhvilluar stërvitje të ndryshme, të cilat përfshijnë ushtrinë, marinën dhe forcën ajrore”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Seul, Kim Min-seok.

“Marrë parasysh se këto stërvitje mund të zgjerohen në një provokim, ne kemi forcuar gatishmërinë tonë”, ka theksuar ai.

Stëritjet ndodhin pas kërcënimeve të Veriut se do të hedhë poshtë armëpushimin 60-vjeçar, i cili i ka dhënë fund luftës në Kore.

Sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për rezolutën, e cila vendos sanksione më të ashpra kundër Phenjanit, për shkak të provës së fundit bërthamore që ka realizuar.

Ndërkohë, Australia ka vënë në pritje planet për rihapjen e ambasadës së Koresë së Veriut në kryeqytetin e saj Kanbera, duke përmendur si arsye çështjen e të drejtave të njeriut.

Veriu ka hapur ambasadën në Australi në vitin 2002, por e ka mbyllur më 2008 për shkaqe financiare.
XS
SM
MD
LG