Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia anulon festimet për 8 Mars


Minsk: Flamuri i Bjellorusisë në gjysmështizë për vdekjen e Chavezit.

Minsk: Flamuri i Bjellorusisë në gjysmështizë për vdekjen e Chavezit.

Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka anuluar të gjitha ngjarjet publike, të planifikuara për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për shkak të vdekjes së presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez.

Tetë Marsi është tradicionalisht ditë feste në Bjellorusi, ku mbahen programe speciale argëtuese, ashtu si edhe koncerte.

Këtë vit, data bie gjatë tre ditëve të zisë kombëtare që ka shpallur Bjellorusia për vdekjen e Chavezit.

Presidenti i Venezuelës ka vdekur të martën në Karakas, pas betejës dyvjeçare me kancerin.

Të mërkurën, kryetari i Minskut, Mikalay Ladutska, ka propozuar që njëra nga rrugët e kryeqytetit të marrë emerin e Hugo Chavezit, “për të përkujtuar njeriun, i cili ka bërë aq shumë për shtetin bjellorus”.

Chavez ka vizituar Bjellorusinë disa herë, duke nënshkruar një numër marrëveshjesh për naftë dhe gaz.
XS
SM
MD
LG