Ndërlidhjet

Phenjani kërcënon SHBA-në me sulm bërthamor


Phenjan - foto arkivi
Phenjan - foto arkivi
Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të kryejë një sulm “parandalues” bërthamor kundër armiqve.

“Pasi Shtetet e Bashkuara janë gati të ndezin luftën bërthamore, ne do të shfrytëzojmë të drejtën tonë për sulm parandalues bërthamor kundër selisë së agresorit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme verikoreane.

Ajo vjen pas kërcënimeve të Phenjanit se do të shfuqizojë armëpushimin 60-vjeçar, i cili i ka dhënë fund luftës në Kore.

Ekspertët thonë se Phenjani nuk ka kapacitet për sulm bërthamor në SHBA.

Sot, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë për rezolutën, e cila vendos sanksione më të ashpra kundër Phenjanit, për shkak të provës së fundit bërthamore që ka realizuar.
XS
SM
MD
LG