Ndërlidhjet

Mali i Zi i kthen Serbisë qumështin e kontaminuar


Qumësht, prodhim i Serbisë

Qumësht, prodhim i Serbisë

Qumështi që është importuar në Mal të Zi dhe është konstatuar se ka qenë i konatminuar me aflatoksinën M1, do të kthehet në vendin e origjinës, kryesisht në Serbi.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Inspektime në këtë vend, Spaso Popoviq.

Sipas tij, nga Serbia në Mal të Zi janë importuar rreth 600 tonelata qumësht, ndërsa do të kthehen rreth 400 deri në 500 tonelata, pasi analizat e Qendrës për testime ekotoksikologjike kanë rezultuar pozitive.

“Tani duhet të rregullohen dokumentet sepse ekzistojnë procedura kur prodhimet kthehen nga vendi ynë”, ka thënë Popoviq.

Të mërkurën, edhe Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës në Kosovë ka bërë të ditur se në bazë të analizave përfundimatre në laborator, ka konfirmuar praninë e aflatoksinës në disa lloje të qumështit të importuar.

Këtu bëjnë pjesë llojet: Dukat, Zott, Gala Late, Primalat dhe Fast.
XS
SM
MD
LG