Ndërlidhjet

Bullgaria kunër projektit për transportimin e gazit rus


Kryeministri në largim i Bullgarisë, Bojko Borisov
Kryeministri në largim i Bullgarisë, Bojko Borisov
Parlamenti i Bullgarisë ka votuar për të shfuqizuar një marrëveshje për një tubacion i cili do të transportonte naftën ruse në Greqi. Në një votim 115-25, ligjvënësit mbështetën të enjten propozimin e qeverisë për të tërhequr marrëveshjën e nënshkruar në vitin 2007.

Me anë të kësaj marrëveshje parashihej vendosja e 280 kilometrave tubacion për të transportuar naftën ruse dhe kaspike nga porti bullgar Burgas në Detin e Zi në Aleksandropolis në verilindje të Greqisë, duke anashkaluar ngushticën e mbingarkuara të Turqisë, Bosforin.

Qeveria në largim e kryeministrit Boiko Borisov thotë se projekti - në një kosto të llogaritur prej ndërmjet $ 1,5 miliard dollarë nuk mund të ekzekutohet sipas kushteve financiare të marrëveshjes së vitit 2007.

Një vit më parë, Bullgaria i propozoi Rusisë dhe Greqisë të anulojnë marrëveshjen, duke thënë se ajo do të tërhiqet në mënyrë të njëanshme pas kalimit të një periudhe 12-mujore.
XS
SM
MD
LG