Ndërlidhjet

Gratë afgane protestojnë për të drejtat e tyre


Gratë e Afganistanit në prag të festës së 8 marsit
Gratë e Afganistanit në prag të festës së 8 marsit
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, qindra gra kanë mbushur rrugët e Kabulit, kryeqytetit afgan.

Radio Afganistani i Lirë i RFE / RL raporton se, të enjten demonstrueset kanë kërkuar më shumë të drejta për gratë në shoqërinë afgane, duke denoncuar dhunën në familje ndaj grave si dhe duke bërë thirrje për një rol më të madh të grave në fushën politike, ekonomike dhe sociale.

Marshimi u organizua nga organizata të ndryshme joqeveritare si dhe nga Ministria e Afganistanit për Çështje të Grave. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete të tjera afgane.

Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet me 8 mars të çdo viti. Ndërkohë Kombet e Bashkuara e kanë caktuar në agjendën e tyre temën e Ditës Ndërkombëtare të Gruas për këtë vit me titull: "Premtimi mbetet premtim: Koha për veprim për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave".
XS
SM
MD
LG