Ndërlidhjet

logo-print

Zardari viziton Iranin për inaugurimin e tubacionit të gazit


Foto nga takimi i Presidentit tw Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe atij të Iranit Mahmoud Ahmadinejad

Foto nga takimi i Presidentit tw Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe atij të Iranit Mahmoud Ahmadinejad

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, do të udhëtojë në Iran për të marrë pjesë në ceremoninë e nisjes së një projekti të tubacionit të gazit natyror që i lidh të dy këto vende.

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Pakistanit, Moazzam Ahmad Khan, ka njoftuar për këtë të enjten, duke thënë që Zardari do të vizitojë Iranin të hënën (më 11 mars), që do të jetë vizita e tij e dytë atje që nga 27 shkurti.

Ceremonia do të shënojë nisjen e ndërtimeve të tubacionit që do të jetë 780 kilometra për të sjellë gazin e Iranit në Pakistan, pavarësisht kundërshtimeve nga Uashingtoni. Ky projekt ka ngritur shqetësime te ato vende që i kanë imponuar sanksione Iranit për programin e saj nuklear.

Zyrtarët e Pakistanit janë kundërpërgjigjur se vendi i tyre ka nevojë për burime të energjisë. Irani ka bërë një ofertë për Pakistanin që të merr hua nga ky shtet një të tretën e 1.5 miliard dollarëve, aq sa pritet të kushtojë ky projekt për Pakistanin.
XS
SM
MD
LG