Ndërlidhjet

Mishi i përpunuar shkakton vdekje të hershme


Ilustrim
Ilustrim
Salçiçet, proshutat dhe mishrat e tjerë të përpunuar duket se kanë rritur rrezikun e vdekjeve të hershme te njerëzit.

Studimi me gjysmë milioni njerëz anembanë Evropës, i publikuar në revistën BMC Medicine, ka konstatuar se dietat me mishra të përpunuar lidhen me sëmundje kardiovaskulare, kancer dhe vdekje të parakohshme.

Studiuesit kanë thënë se kripa dhe kimikatet e përdorura për ruajtjen e mishit dëmtojnë shëndetin.

Sipas tyre, njerëzit që hanë shumë mish të përpunuar, kanë më shumë gjasa të pinë duhan, të jenë mbipeshë dhe të kenë sjellje të tjera, të dëmshme për shëndetin.

Studimi ka ndjekur njerëz nga dhjetë vende evropiane për afro 13 vjet dhe një në 17 prej tyre ka vdekur.

Gjetjet vënë në pah se ata që kanë ngrënë më shumë se 160 g mish të përpunuar në ditë – afërsisht dy salçiçe dhe një fetë proshutë – kanë pasur 44 për qind gjasa më shumë të vdesin sesa ata që kanë ngrënë rreth 20 g.

Në total, afro 10,000 njerëz kanë vdekur nga kanceri dhe 5,500 nga sëmundjet e zemrës, bën me dije studimi.

“Nëse secili që ka marrë pjesë në studim nuk do të konsumonte më shumë se 20 g mish të përpunuar në ditë, atëherë 3 për qind e vdekjeve të parkohshme do të mund të parandaloheshin”, ka thënë Sabine Rohrmann, nga Universiteti i Cyrihut.

Qeveria e Britanisë së Madhe rekomandon të mos hahet më shumë se 70 g mish i përpunuar në ditë, që është i barabartë me dy feta të proshutës.

Njerëzit që hanë shumë mish të kuq dhe të përpunuar duhet të shqyrtojnë ndalimin e tij, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë në Londër.

Çfarë është mishi i përpunuar?

Mishi i përpunuar i referohet mishit që ruhet me tymosje, kriposje apo kimikate.

Shembujt përfshijnë proshutën, sallamet, mishin e terur dhe disa lloje salçiçesh.

Hamburgerët dhe mishi i grirë numërohën si mishra të përpunuar vetëm nëse ruhen më kripë ose kimikate.

Ndryshe, mishi është një burim i mirë i proteinave, vitaminave dhe mineraleve të tilla si hekuri e zinku.

Ai është njëri nga burimet kryesore të vitaminës B12, e cila gjendet edhe në qumësht.

Autoritetet shëndetësore rekomnadojnë që të konsumohet mish i shëndetëshëm, pa dhjamë dhe sa më pak i përpunuar.(v.tela)

Marrë nga BBC.
XS
SM
MD
LG