Ndërlidhjet

Daçiq: Është gënjyer kur është thënë se Kosova është Serbi


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se për dhjetë vjet me radhë është gënjyer se Kosova është serbe, dhe atë në deklarata dhe qëndrime zyrtare.

“Ne kemi qenë të gënjyer duke thënë se Kosova është e jona edhe atë në qëndrime zyrtare. Një qëndrim i tillë, nuk na ndihmon aspak. Presidenti i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë, as kryeministri dhe as ndonjë ministër. Aq më pak policia dhe ushtria serbe”, ka thënë Daçiq për javoren serbe NIN, transmeton B92.

Daçiq, sipas këtij artikulli, thotë se Kosova për afro dhjetë vjet ka qenë temë tabu dhe se, askush nga zyrtarët serbë, nuk ka pasur guxim ta thotë të vërtetën.

Sipas tij, serbëve të Kosovës i është lejuar vetëm ta lënë vendin.

Kryeministri i Serbisë ka thënë se, Serbinë e pret një punë e pa kryer që ka të bëjë me caktimin e hapësirave të veta dhe ngritjen e kufijve aktualë shtetërorë.

Daçiq ka shtuar se duhet shtuar përpjekjet e Beogradit zyrtar që të ruajnë çdo gjë që është e mundshme nga Kosova dhe t’ju mundësohet komunitetit serb një jetë normale dhe një e ardhme më e qartë.

“Në këtë mënyrë, do të ketë të ardhme edhe për vetë Serbinë”, ka thënë kryeministri serb.

Agjencia e lajmeve Reuters, e ka vlerësuar deklaratën e Daçiqit si një shenjë që Beogradi është pranë një hapi historik për të siguruar datën e fillimit të bisedimeve me BE-në.

Sipas kësaj agjencie, thuhet se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, por se ndodhet para një presioni të madh ndërkombëtar që t’i përmirësojë marrëdhëniet, si kusht për dhënien e “dritës së gjelbër” për fillimin e negociatave me BE-në.
XS
SM
MD
LG