Ndërlidhjet

Thaçi njofton përfaqësuesit e BE-së në Kosovë lidhur me dialogun


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ambasadorët e BE-së në Kosovë, të cilët i njoftoi me rrjedhat e raundit të gjashtë të bisedimeve në Bruksel.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, thuhet se, gjatë këtij takimi, Thaçi ka njoftuar këta zyrtarë edhe për qëndrimin e Prishtinës lidhur me të drejtat dhe kompetencat e Asociacionit të Komunave, gjithnjë duke respektuar Pakon e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kreu i ekzekutivit, ka shprehur mirënjohje për gatishmërinë e baroneshës Ashton, e cila së shpejti pritet që ta vizitojë edhe Prishtinën, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e formave adekuate për arritjen e marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit.

Në takimin e fundit ndërmjetë kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq në prezencë të Përfaqësuese së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, është diskutuar për gjetjen e modaliteteve për shtrirjen e pushtetit të institucioneve të Kosovës edhe në atë pjesë të vendit.
XS
SM
MD
LG