Ndërlidhjet

Akuzohet Dmitrichenko për sulm ndaj drejtorit të Bolshoi-t


Rusi - Dmitrichenko gjatë seancës gjyqësore
Rusi - Dmitrichenko gjatë seancës gjyqësore
Një gjykatë ruse ka akuzuar edhe zyrtarisht një balerin të Teatrit Bolshoi për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj drejtorit artistik të teatrit.

Balerini, Pavel Dmitrichenko ka pranuar në Gjykatën Tagansky të Moskës se ai donte të kryente një sulm kundër drejtorit Sergei Filin, por tha se ai nuk ka dashur ti hedh atij acid në fytyrë.

Dmitrichenko pranoi gjithashtu se ai ka punuar me të dyshuarin Zarutsky, sulmuesi i Yury-it, për të planifikuar sulmin, duke këmbëngulur se ai kurrë nuk ka dashur që Filin të dëmtohet fizikisht.

Policia thotë se Dmitrichenko ishte zemëruar nga Filin pasi që ky i fundit nuk i kishte dhënë asnjë rol drejtues të dashurës së tij në shfaqjet teatrore dhe se ky ishte motivi për sulmin.
XS
SM
MD
LG