Ndërlidhjet

DSS: Daçiq është kryeministër i rremë, kurse Kosova është serbe


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) e Vojisllav Koshtunicës ka thënë sot se, Ivica Daçiq është “kryeministër i rremë” dhe se me zgjidhjen e problemit të Kosovës, duhet të merrët partia më e madhë në koalicionin qeverisës – Partia Përparimtare e Serbisë (SNS).

Në një deklaratë të zëdhënësit të DSS-së, Petar Petkoviq thuhet se, “nuk është gënjeshtër kur thuhet se Kosova është serbe, ashtu siç ka thënë Daçiq, por gënjeshtër është kur thuhet se Daçiq mbronë interesat kombëtare dhe shtetërore serbe”.

“Daçiq në kuptim të plotë ka poshtëruar pozitën e kryeministrit dhe ai nuk e meriton që të jetë kryetar i Qeverisë së Serbisë. Pasi që Daçiq në fakt nuk udhëheq me qeverinë por nënkryetari i SNS-së, me të drejtë mund të themi se Daçiq është kryeministër i rremë”, ka thënë Petkoviq.

Kryeministri i Qeverisë së Serbisë, në një intervistë në revistën javore serbe NIN, ka deklaruar se për dhjetë vjetë më radhë është gënjyer se “Kosova është e jona”.
XS
SM
MD
LG