Ndërlidhjet

Publikohen xhirime të paqeruajtësve filipinas


Foto të paqeruajtësve të OKB-së në Golan

Foto të paqeruajtësve të OKB-së në Golan

Imazhe nga disa xhirime të postuara online të enjten, supozohet se tregojnë një grup prej 21 paqeruajtësve filipinas të OKB-së të kapur nga kryengritësit sirian pak ditë më parë. Në këto xhirime, shihet një paqeruajtës duke thënë se ata janë të gjithë të sigurtë dhe janë nën përkujdesje.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, e ka postuar këtë video e cila tregon 6 persona të uniformuar të OKB-së dhe një zyrtar i cili e identifikon vetën si pjesëtar të batalionit filipinez të OKB-së.

Shteti i Filipineve e ka dënuar ashpër këtë pengë-marrje në Lartësirat e Golanit që ndodhet në mes të kufirit siriano-izraelit dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ministria e Jashtme e Filipineve ka bërë të ditur të enjten se negociatat për lirimin e ushtarëve janë në prosperim e sipër. OKB ka filluar monitorimin e tyre në Golan që nga viti 1974, kur është arritur edhe armëpushimi në mes të Izraelit dhe Sirisë.
XS
SM
MD
LG