Ndërlidhjet

Koreja Veriore i jep fund paqes me Korenë Jugore


Kore Veriore...
Kore Veriore...
Koreja e Veriut ka njoftuar se anulon paktin e mos-sulmimit të saj dhe linjën emergjente telefonike me Korenë e Jugut.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi sanksione të reja kundër Koresë së Veriut si përgjigje ndaj provës së saj të tretë bërthamore, të kryer më 12 shkurt.

Në një deklaratë të lëshuar nga Komiteti i Koresë së Veriut për Ribashkimin Paqësor të Koresë thuhet se Pheniani ka shfuqizuar “të gjitha marrëveshjet mbi mos-agresionin” me Korenë e Jugut, që mbështetet nga SHBA.

Në deklaratën e transmetuar nga Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë, thuhet se Koreja e Veriut i ndërpret menjëhere komunikimet telefonike me Jugun.

Të enjten, Koreja e Veriut kërcënoi me një sulm parandalues bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë u përgjigj duke thënë se është e bindur se SHBA mund ta mbrojë veten nga ndpnjë dulm me raketa balistike të Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG