Ndërlidhjet

Trupi i Chavezit ruhet si i "Leninit"


Karakas...
Karakas...
Udhëheqësi i përkohshëm i Venezuelës tha se trupi i Hugo Chavezit do të ruhet “si Lenini” dhe do të jetë i epsozuar në një varr nga xhami.

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Nicolas Maduro tha gjithashtu se trupi i presidentit të Venezuelës, do të qëndrojë në publik edhe për shtatë ditë të tjera, në një akademi ushtarake në afërsi të pallatit presidencial.

Njoftimi erdhi para funeralit shtetëror për Chavezin, i cili pritet të ndiqet nga dhjetëra udhëheqës botërorë, përfshirë presidentin iranian Mahmud Ahmadinejad dhe presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko.

Maduro tha se ka thirrje që Chavez të balsamoset dhe të ekspozohet “përjetë”.

Ai tërhoqi paralele mes Chzvezit dhe Ho Chi Minh, Leninit dhe Mao Ce Dunit. Chavez ka udhëhequr Venezuelën për 14 vjet.

Vdekja e tij në moshën 58 vjeçare pas disa operacioneve të kancerit, u bë e ditur të martën.
XS
SM
MD
LG