Ndërlidhjet

Rusët zbulojnë bakterie të re?


Struktura e ADN-së...

Struktura e ADN-së...

Shkencëtarët rusë pretendojnë se kanë gjetur një lloj të panjohur më parë të baktereve në Liqenin Vostok në Antarktidë.

Sergei Bulat i Institutit të Fizikës Bërthamore në Shën Petersburg tha se një mostër e marrë në vitin e kaluar nga liqeni nëntokësor përmbante baktere, që nuk ka asnjë ngjashmëri me llojet që sot njihen globalisht.

Agjencia RIA Novosti citon Bulatin të ketë thënë se shkencëtarët e konsiderojnë këtë formë të jetës si të “paklasifikuar dhe të paidentifikuar.”

Liqeni Vostok është liqeni më i madh që gjendet nën akullnaja në Antarktidë. Ai shtrihet nën mijëra metra akull dhe besohet se nuk është shqetësuar për miliona vjet.
XS
SM
MD
LG