Ndërlidhjet

SHBA shtyn çmimin për egjiptianen


Vicotria Nuland
Vicotria Nuland
Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë dhënien e çmimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas për një aktiviste egjiptiane, për shkak të komenteve anti-amerikane dhe anti-semite në llogarinë e saj Twitter.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Victoria Nuland tha se Samira Ibrahim nuk do të nderohet të premten me çmimin për guximin e gruas, që jepet nga Zonja e Parë, Michelle Obama dhe sekretari i Shtetit John Kerry.

Nuland tha se Ibrahim ka mohuar të ketë shkruar komentet, duke pretenduar se llogaria e saj Twitter është sulmuar, por zyrtarët amerikanë janë duke vazhduar hetimet.

Ibrahimi është dashur të nderohet për shkak të kundërshtimt të saj ndaj “testeve të virgjërisë”, të kryera nga ushtria e Egjiptit gjatë revolucionit të vitit 2011 në Egjipt.

Nëntë gra që do të nderohen nga Departamenti i Shtetit përfshijnë Malalai Bahadurin, një rreshtere e parë në Njësinë Kombëtare të Afganistanit, si dhe gazetaren ruse dhe aktivisten për të drejtat e njeriut, Elena Milashina.
XS
SM
MD
LG