Ndërlidhjet

logo-print

Kina, Rusia "forcojnë" kontrollin në internet


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Kina dhe Rusia po blejnë
teknologji të fuqishme të survejimit në një përpjekje të
“kontrollimit” të komunikimeve në internet.

Këshilltari i lartë i sekretarit amerikan të Shtetit, Alec Ross tha se
“shumë vende të Lindjes së Mesme, Rusia, Kina dhe të tjerët” janë duke marrë një “qëndrim gjithnjë e më agresiv në përpjekje për të kontrolluar internetin.”

Ai tha se Kina, Rusia dhe shtetet e tjera kanë shpenzuar miliarda
dollarë për të blerë teknologji të survejimit.

Në këto vende, sipas tij, ka pasur fare pak kufizime ligjore për të parandaluar autoritetet nga përdorimi i teknologjisë për të monitoruar popullatat e tyre.

Ai tha se blerjet e bëra nga regjimet janë përshpejtuar pas
protestave popullore në Iran pas zgjedhjeve të diskutueshme
presidenciale të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG