Ndërlidhjet

Milosh Zeman pritet të betohet si president i Republikës Çeke në mandatin pesëvjeçar.

Ai zëvendëson euroskeptikun, Vaclav Klaus, që dha dorëheqje nga posti të premten e kaluar, pasi që përfundoi dy mandate të plota.

Zemani është presidenti i parë që u votua në zgjedhjet direkte presidenciale më 26 janar.

Më parë, presidenti është zgjedhur nga parlamenti.

Ish kryeministri dhe dikur kryetar i Partisë Social-Demokrate, Zemani ka qenë një ndër politikanët kryesorë në shumicën e kohës, që nga rënia e komunizmit.
XS
SM
MD
LG