Ndërlidhjet

logo-print

Westerwelle: Kina të ndikojë në Korenë Veriore


Guido Westerwelle

Guido Westerwelle

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj ndaj Koresë së Veriut për të penguar “provokimet e saj”, raporton Reuters.

Komentet e tij vijnë pasi që Koreja e Veriut njoftoi se anulon paktin e mos-sulmimit të saj dhe linjën emergjente telefonike me Korenë e Jugut.

Njoftimi erdhi disa orë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi sanksione të reja kundër Koresë së Veriut si përgjigje ndaj provës së saj të tretë bërthamore, të kryer më 12 shkurt.

Në një deklaratë të lëshuar nga Komiteti i Koresë së Veriut për Ribashkimin Paqësor të Koresë thuhet se Pheniani ka shfuqizuar “të gjitha marrëveshjet mbi mos-agresionin” me Korenë e Jugut, që mbështetet nga SHBA.
XS
SM
MD
LG