Ndërlidhjet

Përleshje vdekjeprurëse në Kinë


Provinca Xinjiang, Kinë, foto nga arkivi
Provinca Xinjiang, Kinë, foto nga arkivi
Disa persona raportohet të jenë vrarë në përleshjet në mes të anëtarëve ujgurë të Kinës dhe shumicës së komunitetit kinez han, në rajonin perëndimor të Xinjiang.

Radio Azia e Lirë ka cituar dëshmitarët të kenë thënë se polciia ka shtrënguar masat e sigurisë në Korla pas përleshjeve të së enjtes.

Një raport citon një zyrtar policor në Korla të ketë thënë se një mumër personash janë vrarë pasi që një ose më shumë ujgurë kanë sulmuar kinezë të komunitetit han.

Viktimat janë nga të dy komunitetet.

Media shtetërore kineze nuk ka raportuar për incidentin.

Ujgurët, shumica nga ta myslimanë, përbëjnë 40 për qind të rajonit Xinjiang me 21 milionë banorë.

Ata ankohen për represion kulturor dhe fetar.
XS
SM
MD
LG