Ndërlidhjet

logo-print

Brahimi takohet të hënën me ministrat e jashtëm të BE-së


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Ministrat e jashtëm të BE-së, do të takohen të hënën me ndërmjetësuesin ndërkombëtar për Siri, Lakhdar Brahimi, pak dit pasi që ky bllok i shteteve i ka përtrirë sanksionet kundër regjimit të Bashar al-Assad-it.

Në këtë takim, Brahimi do të shkëmbejë pikpamje me 27 shtetet e BE-së lidhur me konfliktin dy-vjeçar në Siri.

Ministrat do të diskutojnë për të gjetur mënyrën më të mirë për të mbështetur Brahimin, ndërmjetësuesin e OKB-së dhe Liges Arabe, për thë zgjidhur problemet në Siri përmes formave politike dhe jo ushtarake, thonë zyrtar të BE-së, transmeton AFP.

Përderisa të gjitha shtetet e BE-së insistojnë në largimin e Assad-it, ekzistojnë dallime në mes tyre lidhur me mënyrën se si të arrihet deri te objektivi. Në njërën anë, Britania thotë se duhet ndihmuar luftëtarët me asistencë ushtarake, Gjermania dhe të tjerët thonë se një veprim i tillë është i rrezikshëm.
XS
SM
MD
LG