Ndërlidhjet

Mediat kroate shkruajnë për shitjen e armëve për kryengritësit sirian


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, ka shërbyer për muaj të tërë si vend-transit për armët e financuar nga sauditët për kryengritësit sirian, shkruan e përditshmja kroate Jutarnji List. Ndërsa një gjë e tillë është kundërshtuar nga ana e Qeverisë së Kroacisë, raporton AFP.

Rreth 75 aeriplanë civilë, të cilët barntnin armë për kryengritësit sirian, e kanë shfrytëzuar aeroportin e Zagrebit për të fluturuar. Këto fluturime, sipas kësaj të përditshme, janë realizuar gjatë muajit nëntor dhe shkurt.

Sipas burimeve të kësaj gazete thuhet se, deri më tani janë transportuar rreth 3 mijë tonelata me armë dhe munucion. Transportimi i tyre është mundësuar nga disa avio-kompani të Shteteve të Bashkuara, Turqisë dhe Jordanit.

Në mesin e armëve të cilat janë me origjinë nga Kroacia, ka pushkë, raketa dhe granata. Ndërsa një pjesë e tyre ka prejardhje edhe nga vende tjera të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Britaninë e Madhe, raportohet në këtë të përditshme.

Jutarnji List shkruan se, financimi i tyre është bërë nga Arabia Saudite. Ndërsa transportimi është bërë fillimisht në Jordan dhe më pasë janë shpërndarë në Siri.
Mirëpo, zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme të Koracisë e ka mohuar një gjë të tillë.
“Kroacia nuk i ka shitur apo dhuruar armë kryengritësve sirian”, ka thënë Danijela Barisiq për AFP.

Gazeta New York Times, në një artikull të publikuar në shkurt, shkruan se Arabia Saudite është duke blerë armë nga Kroacia për t’i furnizuar kryengritësit sirian.
XS
SM
MD
LG