Ndërlidhjet

logo-print

Ashton viziton Prishtinën më 14 mars


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila edhe po ndërmjetëson bisedimet në nivel kryeministrash midis Kosovës dhe Serbisë, do të takohet me përfaqësuesit e të dyja vendeve.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e zonjës Ashton.

Ajo fillimisht do të takohet më 11 mars në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq dhe zëvendësin e tij, Aleksandar Vuçiq.

Tre ditë më vonë, më 14 mars, Baronesha Ashton do vizitojë Prishtinën, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderët e partive politike në Kosovë.

Takimet cilësohen si konsultime në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Raundi i ardhshëm i këtij dialogu mbahet në Bruksel më 20 mars.
XS
SM
MD
LG