Ndërlidhjet

Moskë: Protestë në përkrahje të "Pussy Riot"


Rusi - policia duke e tërhequr një protestues, përkrahës të grupit feminist Pussy Riot
Rusi - policia duke e tërhequr një protestues, përkrahës të grupit feminist Pussy Riot
Të paktën 20 përkrahës të grupit feminist rus Pussy Riot, janë arrestuar në një demonstratë në Moskë ku kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Dhjetëra aktivistë organizuan protestën jashtë selisë së shërbimit rus të burgjeve.

Ata mbajtën pankarta duke bërë thirrje për lirimin e dy anëtarëve të burgosura të grupit Pussy Riot - Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina.

Të dyja anëtaret kanë vuajtur dy vjet burg, pasi u dënuan për "huliganizmit të motivuar nga urrejtja fetare". Ato dhe pjesëtarja e tretë, Yekaterina Samutsevich, u arrestuan në shkurt 2012, pasi bën një performancë proteste kundër presidentit Vladimir Putin në një Katedrale në Moskë.
XS
SM
MD
LG